Skuadra e Milanit ka shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit të Arsenalit, Laurent Koscielny. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja franceze “L’Equipe”.
Bëhet e ditur se Milani tashmë ka kontaktuar Koscielnyn, i cili nuk po arrin marrëveshje me Arsenalin për rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm, transmeton “Koha Ditore”.
Te Milani janë të gatshëm që për transferimin e 33-vjeçarit, gjatë kësaj verë të paguajnë rreth tetë milionë euro dëmshpërblim.
Koscielny është pjesë e Arsenalit prej vitit 2010 kurse karrierë ka bërë edhe te Lorienti e Toursi. Ai edicionin e fundit, ka regjistruar 30 paraqitje dhe ka shënuar tri gola në të gjitha garat. Ai ka edhe 51 ndeshje me Francën.