Milani raportohet se është gati të bëjë ofertë për Jack Wilsheren nëse dështon të vazhdojë kontratën me Arsenalin.
Kontrata e anglezit skadon në fund të këtij sezoni dhe ka pranuar se largimi i Arsene Wengerit ka ndryshuar situatën sa i përket vazhdimit të saj.
“Jemi ende në të njëjtën pozitë. Nuk ka ndryshuar asgjë. Ende jemi në bisedime”, ka thënë Wilshere për Sky Sports.
“Natyrisht menaxheri do të largohet dhe kjo ka ndryshuar pak gjërat sepse nuk e di se kush do të jetë menaxheri ardhshëm dhe kjo ndryshon gjërat”, ka shtuar ai.
Calciomercato raporton se anglezi është lojtar ideal edhe në nivelin ekonomik, pasi mund të kalojë te Milani si lojtar i lirë.
26-vjeçari i ka lënë përshtypje trajnerit Gennaro Gattuso me ndeshjet që ai ka zhvilluar ndaj Milanit në Ligën e Evropës.