Milani mund të shitet sërish, për 960 milionë euro

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Milanit sipas të gjitha gjasave do të shitet sërish.

Kësaj radhe siç raportojnë mediat italine, Milani do të bëhet me pronar të ri e i cili pritet të jetë Bernard Arnault, pronari i LVMH.

Sipas La Reppublica, tashmë negociatat mes Elliot dhe anës tjetër kanë filluar.

Shifra themelore e marrëveshjes ka rënë nga 1.2 miliard euro në 960 milionë euro.

Kjo gjë pritet të mbyllet deri në fund të vitit 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme