Milani në kërkim të një mbrojtësi, synohet huazimi i Sidibes

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Djibril Sidibe u huazua në verë te Evertoni nga Monaco, por që nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez.

Mbrojtësi i djathtë ka luajtur vetëm tri ndeshje dhe Monaco pritet ta ndërprejë huazimin e tij.

Së fundmi për ta huazuar lojtarin është futur në garë gjiganti italian Milan.

Trajneri i ri i Milanit, Stefano Piolo nuk është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Djibril Sidibe. (Photo by Charlie Crowhurst/Getty Images)

Rossonerët kanë kontaktuar Monacon duke kërkuar huazimin e Sidibes në janar.

Milan ka kërkuar huazimin gjashtë mujor të Sidibes, por që duan ta kenë edhe opsionin e blerjes përfundimtare në verën e ardhshme.

27-vjeçari ka pranuar t’i bashkohet Milanit, pasi synimi i tij është të luaj rregullisht që të marrë pjesë në Euro 2020 me Francën. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme