Milani sakrifikon tre lojtarë për transferimin e Tonalit

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Milani thuhet se është duke sakrifikuar tre lojtarë nga akademia e tyre për të transferuar Sandro Tonalin nga Brescia.

Italiani është duke u kërkuar nga skuadra të mëdha si, Juventus, Inter, Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Real Madrid.

Lojtari ditë më parë ka zbuluar se ai gjithmonë ka qenë tifozë i Rossonerëve dhe shpreson që një ditë të transferohet në San Siro.

Sipas Calciomercatos, Milani është duke përgatitur një ofertë për Brescian, duke i ofruar tre lojtarët të akademisë për Tonalin që vlerësohet në shumën e 50 milionë eurove.

Skuadra nga qyteti i Milanos po përfshinë në marrëveshje mbrojtësin Matteo Gabbia, portierin Alessandro Plizzari që është në huazim te Livorno dhe mesfushorin Tommaso Pobega, që luan në Serie B te Pordenone.

Të ngjashme