Skuadra e Milanit ka siguruar shërbimet e sulmuesit Rafael Leao, i cili të mërkurën do t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore përpara se të prezantohet, përcjellin mediumet italiane të martën.
Leao te Milani do të transferohet nga skuadra e Lillet për 30 milionë euro dëmshpërblim. 20-vjeçari, me skuadrën e Milanit do të firmos kontratë pesëvjeçare.
Edicionin e shkuar, Leao ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë në 24 paraqitje me fanellën e Lillet. Leao është reprezentues i Përfaqësueses U-21 të Portugalisë kurse vitin e shkuar ishte transferuar te Lille për gjashtë milionë euro nga Sportingu i Lisbonës.