Giannis Antetokounmpo ka shënuar 41 pikë dhe Milwaukee Bucks mposhti Detroit Pistonsin 127:104 të hënën mbrëma, duke kompletuar triumfin e pastër 4:0 dhe kaloi në rrethin e dytë të plejofit për herë të parë që nga viti 2001.
Milwaukee mbylli çerekun e tretë me seri prej 17:3 duke hyrë në të katërtin me avantazh prej dhjetë pikëve, pasi që Detroiti kishte udhëhequr në dy çerekët e parë. Detroiti ka vendosur rekord të zi në NBA me 14 humbje rresht në plejof, seri që e ka nisur në vitin 2008, shkruan sot Koha Ditore.
Milwaukee Bucks në gjysmëfinale të plejofit të Konferencës Lindore të NBA-së do të përballet me Boston Celticsin. Edhe Bostoni regjistroi triumf të pastër në rrethin e parë, duke e eliminuar Indiana Pacersin me 4:0 në fitore.