Miliarderi dhe pronari ASOS, Anders Holch Povlese, ka humbur tre nga katër fëmijët e tij në sulmet terroriste të Shri Lankës të dielën e Pashkëve.
Povlsen është pronari i dytë më i madh privat në Mbretërinë e Bashkuar dhe është aksionari më i madh i shitjeve me pakicë online.
Vetëm disa ditë para sulmeve shkatërruese, një nga fëmijët e Povlsen, Alma, ndau një ‘snap’ pranë një pishine me vëllezërit dhe motrën e saj, Astrid, Agnes, dhe Alfred, raporton Daily Mail.
Povlsen, 46 vjeç, është martuar me Anne Storm Pedersen. Çifti u takua kur Anne filloi të punonte në shitjet për Bestseller.
Shtatë sulmet vetëvrasëse, vranë të paktën 290 persona në sulme të koordinuara në hotele dhe kisha, të dielën e Pashkëve.
Komisionari i lartë i Shri Lankës, Manisha Gunasekera, ka thënë se tetë shtetas britanikë janë vrarë në sulme.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi, por policia e Shri Lankës thotë se një grup ekstremist mysliman i panjohur ishte subjekt i një paralajmërimi të inteligjencës dhjetë ditë më parë.