Jack Ma ka bërë shfaqjen e parë publike pas disa muajsh pasi perandoria e tij e teknologjisë vazhdon të ketë probleme me rregullatorët kinezë.
Themeluesit miliarder i “Alibaba”, është rishfaqur përmes një videoje online të publikuar në Tianmu Neës, që është filial i gazetës zyrtare të qeverisë Zhejiang.
Ma nuk kishte bërë asnjë shfaqje publike apo edhe në rrjetet sociale qysh nga tetori i vitit të kaluar, një javë para se filiali financiar i Alibaba, Ant Group, të planifikohej të renditej në bursat e Shangait dhe Hong Kong-ut. Mirëpo IPO u bllokua në minutën e fundit nga rregullatorët kinezë, dhe kompanitë e tij që atëherë janë shënjestruar si pjesë e një goditje të përshkallëzuar të teknologjisë nga Pekini.
Në videon e shfaqur sot në mëngjes, Ma shfaqet duke folur për një numër të madh të mësuesve në zonat rurale të Kinës, për një ceremoni shpërblimesh.
Biznesmeni i famshëm i cili ishte një ish-mësues i gjuhës angleze, e ka bërë edukimin prioritet kryesor për fondacionin e tij duke rritur edhe përpjekjet e tij filantrope në vitet e fundit pasi është pensionuar nga Alibaba.
“Do të takohemi sërish pasi të marrë fund pandemia”, tha Ma në videon e shfaqur.