Jack Ma: Më i lumtur kur nuk isha miliarder

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 22:31 | Nga Ekonomia Online

Jack Ma, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Alibaba, u bë njeriu më i pasur në Kinë shtatorin e kalur kur kompania Alibaba regjistroi një vlerë prej 25 miliard dollarë në IPO (Initial Public Offering).

Jack Ma, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Alibaba, u bë njeriu më i pasur në Kinë shtatorin e kalur kur kompania Alibaba regjistroi një vlerë prej 25 miliard dollarë në IPO (Initial Public Offering). Por vetë Jack Ma shprehet se ai ishte po aq i lumtur – mbase edhe më i lumtur – kur me vështirësi arrinte të fitonte ndonjë të ardhur në kohën kur sapo doli nga kolegji. Pas diplomimit në vitin 1998, Jack Ma punoi si mësues anglishte në një universitet lokal në qytetin e tij të lindjes, Hangzhou, Kinë. Ai fitonte 12 dollarë ne muaj, sipas një dokumentari mbi jetën e tij të quajtur “Krokodil në Yangtze.”

Gjatë një fjalimi të tijin në klubin e Ekonomisë të New York, ai iu referua asaj periudhe si periudha më e mirë e jetës së tij.

Ai shprehet se kur nuk ke shumë para, e di si do ti shpenzosh, por kur bëhesh miliarder, je përpara shumë përgjegjësive.

“Nëse disponon më pak se 1 milion dollarë, ti e di si do ti shpenzosh ato para, “ – thotë ai në fjalimin e tij.” – Ndërsa kur ke 1 miliardë dollarë, atëhere ato nuk janë më paratë e tua…Paratë që unë kam sot përbëjnë përgjegjësi për mua. Ato janë besimi i njerëzve tek unë.”

Kjo nuk është hera e parë që Jack Ma flet për barrën e vështirë e të qënit miliarder. Edhe më parë, në një panel tjetër në New York, “Clinton Global Initiative”, ai iu referua ditëve të tij si mësues anglishteje si “fantastike”. Ai tha se çdokush me 1 milion dollarë është ‘me fat’, por kur arrin të bësh 10 milion dollarë ‘atëherë je në telashe’.

Pasi Alibaba u regjistrua në IPO, ai foli për CNBC duke shprehur se presioni që ndjen vjen bashkë me përgjegjësitë, veçanërisht tani që bota fokusohet në çmimin e aksioneve të Alibaba.

“IPO është diçka shumë e mire sepse…ndihem i lumtur me rezultatet”, tha ai për CNBC. “Por sinqerisht e them, kur njerëzit mendojnë tepër pozitivisht për ty dhe te shohin sikur je shumë lart, ti ke përgjegjësinë për tu qetësuar, për të ndenjur me këmbët në tokë duke qenë vetvetja”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme