Miliarderi Mark Cuban tha se qeveria duhet të sigurojë ndihmë për çdo familje amerikane në shumën prej 1,000 dollarë çdo dy javë, për dy muajt e ardhshëm.
Në një intervistë me CNBC-in, Kuban i bëri thirrje Kongresit të miratojë një paketë tjetër ekonomike për të mbështetur individë dhe biznese që janë në një situatë të vështirë, duke thënë se tani është e nevojshme po aq sa në fillim të pandemisë.
Kuban së pari propozoi një valë të dytë të pagesave direkte në mes të majit, pak pasi demokratët luftuan për një paketë të gjerë masash. Ai pohoi atëherë se mendonte që duhet të dukej kështu, por që familjeve duhet t’u jepej në një periudhë prej 10 ditësh për të shpenzuar paratë e shtetit, sepse ai beson se kjo do të rriste shpenzimet dhe do të ndihmonte bizneset në një mënyrë më të mirë.
Pronari i klubit basketbollistik, Dallas Mavericks më parë shpjegoi propozimin e tij.
“Nuk më intereson se për çfarë do t’i shpenzojnë ata. Mund të jenë ëmbëlsira, qira, kredi, gjithçka që ata kanë nevojë ose duan”, tha Kuban në atë kohë, raporton fox8.
Ideja e Kubanit ndryshon nga ajo e zbatuar nga Kongresi përmes dekretit CARES në Mars, pasi nuk përfshin kufizime kur bëhet fjalë për të ardhurat.
Ligjvënësit dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump miratuan një ndihmë në shumën prej 1,200 dollarëve, por vetëm për ata që fitojnë deri në 75 mijë dollarë në vit, me 500 dollarë të tjerë për çdo fëmijë.
Shuma e parave u zvogëlua me shumën e të ardhurave, deri tek ata që fitonin mbi 99 mijë dollarë në vit, të cilët ishin përjashtuar nga paketa e ndihmës.
Sidoqoftë, bashkëshortët, të cilët fituan gjithsej 150 mijë dollarë, kishin të drejtë për ndihmë.