Trashëgimtarja e pasur, Paris Hilton, ka thënë se ka frikë që ajo mund të jetë shënjestra e radhës e ISIS-it, sepse është e pasur dhe e famshme.
Duke folur për revistën spanjolle, Diario de Ibiza, ajo është ankuar se statusi i saj mund t’i kushtojë me jetë.
“Pas sulmeve në Francë dhe në Gjermani, vazhdimisht mendoj për veten. Kjo që ndodh është e tmerrshme. Më mundon kjo dhe jam e shqetësuar”.
“Udhëtoj shpesh dhe kam frikë kur mendoj për gjërat e këtilla. Shpesh lëviz nga një vend në tjetrin dhe jam personalitet i njohur, gjë që më bën shënjestër për sulm dhe më tmerron”, ka deklaruar Hilton.
Megjithatë, ajo është zotuar se nuk do të angazhojë truproja si personalitetet tjera të njohura.
“Kujdesem vet për veten. Gjithmonë shkoj vet, pa sigurim. Shumë të njohur kanë deri në 10 truproja, por mua më pëlqen të dal me miqtë e mi dhe të jem normale si krejt të tjerët”, ka shtuar ajo.