Ekonomia Online
FUNDIT

Milik pritet të largohet nga Napoli në verë

Milik pritet të largohet nga Napoli në verë

Sulmuesi polak Arkadiusz Milik pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij stinori, është bërë e ditur nga “La Gazzetta dello Sport” të dielën, transmeton Koha.net. Bisedimet për kontratë të re me Napolin kanë stagnuar dhe Milik do të kërkojë klub të ri. Kontrata e Milikut me Napolin skadon në verën e vitit 2021 […]

Sulmuesi polak Arkadiusz Milik pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij stinori, është bërë e ditur nga “La Gazzetta dello Sport” të dielën, transmeton Koha.net.

Bisedimet për kontratë të re me Napolin kanë stagnuar dhe Milik do të kërkojë klub të ri.

Kontrata e Milikut me Napolin skadon në verën e vitit 2021 dhe krerët e klubit italian nuk duan të rrezikojnë që Milik të largohet pa dëmshpërblim verën e ardhshme.

Napoli ka gjetur zëvendësuesin e Milikut tashmë. Në janar e transferoi Andrea Petagnan nga SPAL-i, por e ka lënë atë huazim te SPAL deri në qershor.

Milik iu bashkua Napolit nga Ajaxi në verën e vitit 2016 për 32 milionë euro. Te Napoli pësoi dy lëndime serioze të gjurit. Këtë stinor, sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat. 

Tottenhami e Arsenali janë klubet që po luftojnë për transferimin e tij. 

Të ngjashme