Që 21 vjet është në karrocë, por invalidi i UÇK-së, Shpëtim Agulloshi, dje tha se edhe po të vdesë, nuk i pranon testet për koronavirus që erdhën si ndihmë nga Serbia.
E një përkrahës i VV-së dhe Qeverisë Kurti, e ka fyer rendë, e për këtë ka reaguar djali i heroit Agim Ramadani.
Një person në Facebook me slogaon të VV-së në profil sot ka fyer në mënyrën më të poshtër të mundshme, një luftëtar të lirisë, një invalid të UÇK-së.
Shpëtim Agusholli i cili ishte luftëtar i Betejës së Kosharës ka dalur publikisht kundër testeve të ardhura nga Serbia.
Për këtë arsye ka reaguar një militant i Vetëvendosjes me emrin Feim Sylka duke i thënë “trus ne kolic dhe kalbu”.
Kjo ka ngjallur reagime. Ndër ta ka reaguar edhe djali i heroit të kombit, Agim Ramadani. Jeton Ramadani duket se ka shkruar me emocione dhe është prekur nga kjo ngjarje.
Ai i ka shkruar luftëtarit invalid, se më mirë me u kalbë në kolicë se sa me jetu pa dashurinë e popullit.