Millan Çulibërk: Serbia shtiret të jetë me Europën, e flirton me Rusinë

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 13:14 | Nga

Beograd, 29 mars – Kryeredaktori i të përjavshmes së Beogradit, NIN, dhe gazetari i njohur serb Millan Çulibërk, i tha TV N1 se në Serbi mbretëron një situatë skizofrene, në një anë pohojmë se jemi në rrugë europiane, e në tjetrën presidenti Vuçiq flet me Putinin e Rusisë dhe Llukashenkon e Bjellorusisë.

“Ne nuk jemi normalë, këtu gjerat nuk mund të shpjegohen racionalist”, citohet të ketë thënë ai, transmeton Koha.net.

Presidenti i Rusisë me siguri ka të drejtë kur flet për raportet midis Moskës e Beogradit, meqë Serbia është jo vetëm partner kyç, por i vetmi partner i Rusisë në Europë.

situatë plotësisht skizofrene kur pohojmë se jemi në rrugë europiane, ndërsa Vuçiq bisedon me Putinin dhe (presidentin e e Bjellorusisë, Aleksandrin) Llukashenkon”, është shprehur Çulibërk.

Ai ka rikujtuar se 65 për qind e shkëmbimit të jashtëm tregtar të Serbisë është me BE-në, 25 për qind me vendet e CEFTA-s, që janë në rrugë për në BE, ndërsa eksporti me Rusinë maksimalisht përbën 7 për qind të atij shkëmbimi. Siç ka thënë ai, investimet më të mëdha në Serbi vijnë nga Perëndimi dhe Japonia, por po të pyesësh qytetarët ata do të thonë se Rusia është donatori kryesor i Serbisë, transmeton Koha.net.

“Askënd nuk e intereson se cili është realiteti, realiteti nuk përputhet me ato që mendojnë njerëzit dhe që u servilet”, është shprehur Çulibërk’

Meqë shihet qartë se SHBA është përfshirë në dialogun me Kosovën, Serbia po përpiqet të gjejë baraspeshën duke e bërë për vete së paku Rusinë, por sipas këtij gazetari të njohur serb në këtë mënyrë vetëm sa e komplikonsituatën dhe shtynë negociatat.

“Neve na duhen pesë, gjashtë vjet që të merremi me çështjen e rëndësishme të shtetit (të Kosovës), në mënyrë që presidenti kohë më parë, pas kthimit nga SHBA, të deklarojë se është i dëshpëruar sepse nuk priste një qëndrim të tillë nga Perëndimi. Pyetni qytetarin e thjeshtë nëse ka pritur një qëndrim të tillë nga Perëndimi. Po, e ka pritur”, ka thënë ai.

“Ne jemi të sëmurë, nuk jemi normalë. Siç thotë Millan Knezheviq – ne themi se uji është i terur ndërsa guri i butë”, është shprehur ai duke ironizuar me politikat e Millosheviqit dikur dhe të Vuçiqit tash, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme