Milloshovski: Nuk kemi pasur asnjë takim me Frontin Europian ku është diskutuar për koalicionim me ta

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshovski për Gazetën Express mohon të ketë pasur ndonjë takim mes përfaqësuesve të VMRO-së dhe Frontit Europian.

Ai thotë se çështja e koalicionit qeverisës është kryer dhe se propozimi për qeverinë e re do të dorëzohet në Kuvend më 17 qershor.

Millishovski hedh poshtë të gjitha zërat për “pazare” me Frontin Europian në tërësi, ndërkaq nuk përjashtoi mundësinë për zhvillime të bisedimeve me deputetë të ndryshëm nga partitë tjera për të arritur shumicë stabile në Kuvend me mbi 80 deputetë.

Të ngjashme