Milot Rashica duket se është i mërzitur nga kjo situata e krijuar prej coronavirusit. Pandemia botërore ka ndikuar që të gjitha aktivitetet sportive nëpër botë të suspendohet dhe ende nuk dihet kur do të rifillojnë. Anëtari i Werder Bremenit po vazhdon të jetë i vetëizoluar shkaku i virusit, derisa ka marrë pjesë në disa sfida […]
Milot Rashica i mërzitur në karantinë, dëshiron që të rikthehet futbolli sa më shpejtë

Milot Rashica duket se është i mërzitur nga kjo situata e krijuar prej coronavirusit.
Pandemia botërore ka ndikuar që të gjitha aktivitetet sportive nëpër botë të suspendohet dhe ende nuk dihet kur do të rifillojnë.
Anëtari i Werder Bremenit po vazhdon të jetë i vetëizoluar shkaku i virusit, derisa ka marrë pjesë në disa sfida të krijuar nga lojtarët e skuadrave të ndryshme.
Së fundmi, Rashica ka postuar një foto në llogarinë duke shprehur gjendjen e tij emocionale.
“Kur ju e kuptoni se ende nuk ka Bundesliga në këtë pasdite të së shtunës”, ka shkruar vushtrriasi në Twitterin e tij.
Kujtojmë se shkaku i coronvirusit vlera e Rashicës ka rënë në 28 milionë euro, pasi ajo ishte 35 milionë.











