Milot Rashica, talenti shqiptar në futbollin holandez

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 13:22 | Nga

Portali i njohur i futbollit holandez “Football Oranje” i ka kushtuar një shkrim të gjatë futbollistit shqiptar Milot Rashica, të cilin e rendit ndër pesëdhjetë 21-vjeçarët më të mirë të ligës profesioniste holandeze, Eredivisie. Që në nisje të shkrimit, portali holandez thekson se Rashica duhet t’i provojë Giani De Biazit se lënia e tij jashtë Euro 2016 ishte një gabim.

Rashica e nisi karrierën e tij në Vushtri të Kosovës që në adoleshencë, ndërsa debutoi me ekipin e parë në vitin 2013.

Ai është provuar në klube gjermane si Hannover 96 dhe Union Berlin në verën e vitit 2014, por nuk mori ndonjë ofertë për ekip tjetër. Rashica, shkruan “Football Oranje” u provua nga ekipi i Vitesses në shtator të vitit 2014 dhe nënshkroi një kontratë 3-vjeçare. Pritej që ai të ishte pjesë e ekipit të U21 të Vitesses, por anësori i talentuar impresionoi që në javët e para dhe menjëherë fitoi vend në formacionin e skuadrës. Rashica ishte një nga lojtarët e paktë që shkëlqeu në një sezon zhgënjyes për ekipin e tij. Ai tërhoqi vëmendjen e Napolit, Hamburgut dhe Ajaxit, ndërsa ishte përkohësisht pjesë e kombëtares shqiptare gjatë fazës së eleminatoreve për në Euro 2016.

Por fatkeqësisht, ai nuk u përzgjodh nga trajneri në Kombëtare për në fazën finale të kampionatit europian, cka mund të jetë një sinal për klubet e huaja që ai nuk është ende gati për një hap tjetër në karrierën e tij.

Sipas “Football Oranje”, Milot Rashica është një futbollist shpërthyes i krahut të djathtë për Vitessen. Ai shtë një triblues i jashtëzakonshëm dhe i shpejtë. Aktualisht nuk ka shumë lojtarë me të tilla karakteristika në ligën holandeze dhe kjo është gjithashtu e veçantë për të. Shqiptari i lindur në Kosovë krijon shance për veten e tij me triblime spektakolare dhe gjithashtu jep krose perfekte për sulmuesit e ekipit.

Milot Rashica, vijon shkrimi i “Football Oranje” u bë i preferuari i tifozëve të Vitesses që në sezonin e tij të parë me këtë ekip. 20-vjeçari bie në sy me triblimet e shpejta, si dhe formon një dyshe të mrekullueshme me Kevin Diks në krahun e djathtë. Ai luan me gëzimin dhe emocionet e një fëmije, por ka gjithashtu edhe një mentalitet fitues.

Milot Rashica do të jetë mesfushori kryesor për ekipin e Vitesses në këtë sezon, me të rinjtë Mitchell van Bergen (16 vjeç) dhe Arshkan Koryan (21 vjeç) pas tij. Futbollisti i kombëtares shqiptare impresionoi me 8 gola dhe 5 asist në sezonin e tij të parë në krye te futbollit fluturues. Pyetja kryesore që shtrohet është nëse ai mund të menaxhojë presionin në rritje ndaj tij, shkruan portali “Football Oranje”.

Ai duhet të përmirësojë rekordin e tij nëse dëshiron të bëjë hapin e madh për një ligë më të madhe sezonin tjetër. Rashica dhe sulmuesi Zhang janë lidhur mjaft mirë në fazën parapërgatitore të sezonit të ri dhe mund të jenë një dyshe e suksesshme në Eredivisie (liga superiore në Holandë).

Sezonin e fundit Solanke nuk ishte në gjendje të përfitonte nga topat e krosuar prej Rashicës, ndërsa Zhang ka shënuar tashmë disa gola. Duke udhëhequr ekipin e tij drejt Europa League, me të paktën 10 gola dhe 10 asist. Ky duhet të jetë targeti për t’u arritur në sezonin e ardhshëm nga shqiptari i talentuar, përfundon shkrimin portali “Football Oranje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme