Ushtruesja e detyrës së kryetares së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka lënë të hapur mundësinë që të garojë për kryetare të Gjakovës.
Ajo në TV Dukagjini kur është pyetur për këtë gjë, ka thënë se kurrë nuk i dihet deri në fund.
“Unë konsideorj se pas tre garave nga vitet 2009 deri 2017 ka hapësirë ta përgatitim terrenin për një kandidat tjetër, megjithatë deri në fund nuk i dihet. Nëse vjen inspirimi në moment të fundit nuk i dihet”, tha Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se Gjakova e meriton një qeverisje më të mirë, dhe në përputhje me pritshmërisë atje.