Mimoza Kusari vaksinohet me dozën e tretë kundër COVID-19

Prishtinë | 02 Jan 2022 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, të dielën ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook.

“Më e mira që mund të bëjmë për veten dhe tjerët rreth nesh, është të ruajmë shëndetin dhe të kuptojmë rëndësinë e vaksinës si mënyra e vetme parandaluese dhe lehtësuese ndaj virusit. Sot u vaksinova me dozën e tretë, dozën përforcuese të vaksinës anti-Covid. Mos hezito #VaksinohuSot”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Të ngjashme