Biseda Mimoza-Radojçiq duhet me destabilizu gënjeshtrën e këtij pushteti. Një herë thanë biseda nuk ekziston, pastaj thanë ishte bisedë e rastësishme, për t’u kuptuar pastaj se është bisedë e rregullt, e planifikuar.
Mimoza siç duket po e fillon vyshkjen e VV-së. Fillimisht si aurë – adresë morali, pastaj si elektorat. Kur po zhvillohej biseda, Radojçiq ishte në listën e zezë të ShBA-së, por mbi të gjitha Kosova e dinte atë si dorën instrumentale të Serbisë në Kosovë. Mimoza me Slavkon, pastaj me Radojçiqin kanë negociuar mbi çështjen e energjisë, duke e bërë këtë e ka rrezikuar sigurinë nacionale.
Mimoza është instrument. Kush pranon status instrumenti ka vendosur të shërbejë, ai merr edhe përbuzje edhe denim. Por çështja është diku tjetër. Fakti që pushteti e ka mbrojtur Mimozën duke mohuar ekzistencën e bisedës, e bën atë fajtor.
Ne nuk presim që ajo ose VV të jep llogari para publikut. Ne punojmë dhe përpiqemi që raste si këto ta hapin rrugën për kritikë dhe organizim.
(Autori është kryetar i Partisë Socialdemokrate)