Mimoza Shkodra është ndër këngëtaret shqiptare që për një kohë ka qenë passive me prurjet muzikore.
Ajo rreth një muaji më parë kishte bërë të ditur rikthimin, ndërsa paralajmëroi për këngën e re.
Gjatë ditës së sotme (e premte) ajo në rrjetin social Instagram ka shpërndarë video nga projekti i fundit.
“Largohu” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës u përkujdes Irkenc Hyka.
Miksimi dhe masterizimi i është besuar Jojo’s, derisa edhe në klip ajo shihej atraktive me disa veshje të ndryshme.
Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Largohu” i prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj.