Si çdo lidhje mes dy personave të famshëm, në fillim mohohet dhe më pas konfirmohet nga të dyja palët. Kështu ka ndodhur edhe me çiftin e njohur, Seldi Qalliu dhe me Mimoza Shkodrën.
Çifti i famshëm edhe pse fillimisht e mohuan lidhjen e tyre, tashmë kanë bërë çdo gjë publike. Ata janë fejuar, dhe me siguri aq të dashuruar sa duken do të martohen së shpejti.
Gjithsesi, le të mos nxitohemi por t’ia lëmë kohës për të parë se çfarë do të ndodhë me çiftin. Është fakt tashmë që ata janë të fejuar, dhe shumë të dashuruar.
Fejesa erdhi shumë shpejt, menjëherë pasi ata bënë publike lidhjen e tyre. Asnjëri nga ata nuk na kanë treguar sesi janë njohur, dhe kur janë dashuruar me njëri-tjetrin. Në një intervistë së fundmi për gazetën “Blic”, Mimoza ka treguar si ka nisur dashuria e saj me Seldin.
“Lidhja jonë ka filluar gjatë verës, njihemi prej kohësh që nga bashkëpunimi ‘Pare Pare’, kemi qenë miq të mirë dhe ka qenë e shkruar që të përfundojmë si çift këtë vit. Seldi nuk është xheloz, më mbështet në maksimum në muzikë, deri më tani nuk e pengon asgjë tek unë, ndjehemi të lumtur të dy”, ka thënë këngëtarja Mimoza Shkodra.