Yerry Mina ishte 14-vjeçar kur i bëri një premtim nënës. Tinejxheri Mina, prindërit e tij dhe vëllai i vogël, jetonin në Gouachene, një qytet i vogël në Kolumbi. Jo në një shtëpi, por në një dhomë.
Babai i tij, ish-portier, kishte probleme të gjente punë. Gjyshja e Minas shiste pemë në një tezgë, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Yerry, që ka marrë emrin sipas miut në filmin e famshëm vizatimor “Tom & Jerry”, dërgonte prodhimet në shtëpitë e njerëzve me biçikletën që babai ia bleu atij. Nga gjithë ato udhëtime, Mina fitonte 6000 pesos në ditë. Më pak se 1.50 funte (1.70 euro).
“Unë i thashë, ‘Dëgjo nënë. Unë do të ndërtoj një shtëpi për ty një ditë. Do të ofroj një çati për ty dhe do të sigurohem që të kesh ushqim. Do të ushqehesh nga dora e Zotit’“, rikujton Mina. “Thjesht doja që ajo të dinte se në të ardhmen do të jetë më mirë”.
Nëna e tij, Marianela, kishte nisur të qante.
“Ajo tha, ‘Mos u shqetëso, unë po mundohem të bëj më të mirën që të mbaj. Do t’ia dalim’. Ishte një periudhë e vështirë për familjen time. Nga ajo ditë, kudo që udhëtoj për të luajtur futboll, para se të nisem unë them, ‘Po, do të siguroj drekën për nënën time. Është dreka e nënës sime apo e sulmuesit’. Këtu vjen forca ime. Ajo fëmijëri në një vend të vështirë”, rrëfen Mina.
Do të jetë sulmuesi Troy Deeney në atë betejë, të hënën kur Evertoni të ndeshet me Watfordin.
Mina po luante në një skuadër lokale kur bëri atë premtim dhjetë vjet më parë. Ishte një futbollist premtues, por jo kolosi 195 centimetra i gjatë në zemër të mbrojtjes së Evertonit që është tash.