Minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë, si shkak i mos-ekzekutimit të pagave për muajin qershor.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi, i cili tha se përveç pagave, punëtorëve tash e 3-4 vjet nuk iu është paguar as Trusti.
“Po, është e vërtetë që minatorët kanë hyrë në grevë. Kjo po ndodhë për shkak të mos-ekzekutimit të pagave të muajit qershor për punëtorë”.
“Por, ka edhe kërkesa të tjera nga punëtorët, siç është pagesa e Trust-it, i cili herë-herë është paguar, por borxhet janë shumë të mëdha, pastaj kushtet në minierë janë të këqija, kërkohet përmirësimi i tyre”, tha Jonuz, njofton klankosova.
Jonuzi më tej tha se si arsyetim për vonesa të pagave për minatorët i është dhënë mungesa e mjeteve financiare në llogari.