Në interpelancën e sotme për “mini-shengenin ballkanik” të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se ky projekt është i dëmshëm për vendin.
“Nismat që prezantohen nga Serbia si zëvendësim i integrimeve euro-antlantike janë të dëmshme dhe papranueshme. Kuvendi nuk mbështet asnjë nismë ose deklaratë që unifikon tregun me Serbisë, përveç në BE si anëtare të barabarta”.
” Kryeministri Hoti me nënshkrimin e marrëveshjes së Washingtonit ia ka garantuar infrastrukturën Serbisë. Këto kompletojnë skemën e interesave të Serbisë në rajon, asaj nuk i mjafton vetëm tregu, i duhet edhe infrastruktura”.
“Pas katër shtatorit Serbia e konsideron Kosovën si territor të vetin, cila është e përbashkëta e veprimeve të fundit. I ashtuquajturi mini-shengeni ballkanik mohon ekzistencën e Kosovës si shtet, mohon kufijtë e saj shtetëror. Përjashton të drejtën e saj sovrane për të kontrolluar territorin e vet. Jep kontrolle për tregun rajonal”, ka thënë Kusari-Lila.