Klubet kosovare të basketbollit duket se do të kenë nevojë për përforcimet e reja.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se afati kalimtar i dimrit do të nisë më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Sipas FBK-së, ky miniafat do të zgjasë dhjetë ditë dhe klubet kanë të drejt të transferojnë lojtar të ndryshëm.
Theksojmë se afati kalimtar i dimrit do të mbyllet më 11 janar në orën 17:00.
Theksojmë se Bashkimi dhe Trepça kanë paralajmëruar se do të përforcojnë radhët e veta.
Ndryshe, Prishtina është i vetmi klub në vendin tonë që nuk ka pësuar gjatë këtij sezoni në IPKo Superligën e Kosovës.