Në momentin kur po pritej të fillojë mbledhja e Qeverisë në të cilën pikë e rendit të ditës ishte procedimi i demarkacionit në Kuvend, askush nga ministrat e PDK-së nuk ishte në këtë mbledhje.
Aty u panë vetëm ministrat e LDK-së, si dhe këshilltarët këshilltarë e kryeministrit Isa Mustafa, të cilët pritën pothuajse gjysmë ore shefin e tyre i cili nuk erdh.
Kjo pasi që kryeministri Isa Mustafa së bashku me ambasadorin e ShBA-së, Greg Delawie ishin në takim të përbashkët me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.
E pas kësaj pritje që të gjithë ministrat dolën nga salla ku pritej të fillojë mbledhja.
Zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi me të dal nga salla tha se mbledhja nuk do të mbahet.
Ekonomia Online ka kërkuar përgjigje edhe nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe disa ministra të PDK-së, se përse nuk ishin prezent sot në mbledhjen e Qeverisë, mirëpo asnjëri nga ta nuk ka kthyer përgjigje.
Sigurisht ky bojkot i ministrave të PDK-së shpërfaq edhe dallimet e partnerëve përkitazi procedimit të demarkacionit në Kuvend.