Është anuluar mbledhja e Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Në komision ishte planifikuar të raportojë ministri i Punës, Skender Reçica, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe ai i Shëndetësisë, Uran Ismaili, bashkë me organizatën “Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar”.
Kjo për shkak të vazhdimit të seancës plenare të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Ministrat, sipas rendit të ditës, ishte paraparë që të raportojnë lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të kufizuar 2013-2023.