Ministret në detyrë Hajdari dhe Rizvanolli nuk japin përgjigje për mbajtjen e dy pozitave

Prishtinë | 08 Sht 2025 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet e gazetarëve lidhur me arsyen pse po vazhdojnë të mbajnë njëkohësisht pozitat e ministreve dhe të deputeteve në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ndërkohë, dy ministret në detyrë kanë mbajtur sot një konferencë për media, ku njoftuan për marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e bizneseve në fushën e energjisë së pastër, në kuadër të Skemës së Granteve për Energji të Pastër, me një fond prej 1 milion eurosh.

Të ngjashme