Ministri Abrashi priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

????????????????????????????????????
Prishtinë | 19 Qer 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten (19.06.2020), ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz. 

Në këtë takim njohës, ministri Abrashi e informoi ambasadorin hungarez për prioritetet e tij në realizimin e projekteve infrastrukturore. 

Abrashi dhe Márkusz diskutuan edhe për vazhdimësinë e projektit “Intelligent Transportation System” (ITS), projekt ky për implementimin e së cilit Kosova dhe Hungaria kanë marrëveshje bashkëpunimi.

Ministri e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë ndaj Kosovës, përderisa ambasadori shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje. 

Të ngjashme