Kryeministri Ramush Haradinaj, priti në takim ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, sir Alan Duncan, raporton Ekonomia Online.
Ministri britanik tha do të vazhdojë përkrahja për Kosovën dhe shtete e Ballkanit për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), edhe pse vet nuk do të jenë pjesë e unionit.
Duncan ka thënë së rajoni ka probleme me krimin e organizuar dhe se një nga temat kyçe do të jetë pikërisht kjo çështje.
“Ne së bashku do të luftojmë krimin e organizuar dhe dua që tërë vendet e rajonit ta bëjnë këtë. Ne jemi duke lënë BE, por duam një BE të fort dhe shtetet që duan të bashkëngjiten ne i përkrahim. Kur ata arrijnë marrëveshjen për bashkëngjitje ne i inkurajojmë”.
Duncan, ka shtuar së qëllimi i vizitës së tij, është samiti i Ballkanit Perëndimor që do të mbahet vitin e në Londër.
Ai tha se bashkë më përfaqësuesit e institucioneve kanë identifikuar temat që do të diskutohen në samit.
“Jemi të lumtur që jemi pjesë e historisë tuaj dhe ndërlidhet me mënyrën e veçantë. Një nga momentet e rëndësishme është Samiti i Ballkanit Perëndimor ku ne do jemi nikoqir, vizita ime ka këtë qëllim që të fokusohemi në këtë ngjarje konstruktive. Samiti dhe vizita ime bien kur Britania është në daljen nga BE, por ne nuk do dalim nga Evropa edhe bota sepse ne jemi ata që e shohim ata ekonomin dhe rreth globin dhe ne do të luajmë rol të rëndësishëm në Evropë”.
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar ministrin britanik për vizitën, duke shtuar se Kosova ka shumë interes për të marr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se kanë nevojë për bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit Perëndimor në fushën e luftimit të krimit të organizuar e dukurive të tjera negative.
“Jemi në dimensione të reja në bashkëpunimin tonë bilateral në korrik mbahet takimi i Londrës. Ne e kemi një traditë të marrëdhënieve dhe jemi të interesuar që marrëdhëniet bilaterale t’i bashkojmë. Por duam të marrim edhe ndihmën e Britanisë për tëre Ballkanin Perëndimor”.