Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka ftuar në një takim konsultativ të gjithë përfaqësuesit e organizatave studentore, për të diskutuar lidhur me cilësinë e arsimit në Kosovë.
Ftesa e e ministrit Bytyqi vjen vetëm një ditë para protestës së paralajmëruar nga disa nga organizatat studentore.
Sipas njoftimit, shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR.
“Sot në ora 17:00, në MASHT ftohen të gjithë përfaqësuesit e Organizatave Studentore në një takim të përbashkët ku do të diskutojmë për situatën e krijuar në Arsimin e Lartë në Kosovë”, ka shkruar Bytyqi në faqen e tij në Facebook.