Ministri Bytyqi pjesmarrës në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në Londër

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 17:09 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Arsimit të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në ambientet e Qeverisë së Britanisë së Madhe, ku është diskutuar për prioritetet në arsim në përgatitje të Samimit, i cili do të mbahet në korrik në Londër, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë takim ka marrë pjesë Andreë Page, drejtor dhe koordinator i Samitit dhe me këtë rast, është konkretizuar plani i takimeve paraprake, që nënkupton mbajtjen e një takimi në prill në Shkup, ku do të diskutohet digjitalizimi në arsim dhe një takimi tjetër në maj që do të mbahet në Sofje po për këtë qëllim.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u aktualizuar ideja e takimit të gjashtë ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të duhej të mbahet në Ballkan para Samitit të Londrës.

Në këtë takim, u diskutua edhe për prioritetet e shteteve dhe regjionit dhe më këtë rast, ministri Bytyqi i informoi të pranishmit lidhur me prioritetet për arsimin parauniversitar dhe universitar, të cilat lidhen me rritjen e cilësisë në të dy nivelet.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të punimeve të Forumit Botëror të Edukimit 2018, i cili po mbahet në Londër me temën “Politikat e edukimit për Revolucionin e 4-të Industrial – Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme