Ministri Bytyqi priti në takim përfaqësuesen e UNDP-së

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 21:22 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e UNDP-së, Ulrika Richardson.

Në takim fokus të veçantë, sipas Bytyqit, patën projektet për edukimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimin parashkollor. Gjithashtu është diskutuar edhe për përfshirjen e komuniteteve në sistemin arsimor, thuhet në statusin e ministrit.

Ja statusi i plotë:

Sot prita në takim përfaqësuesen e UNDP-së, znj. Ulrika Richardson me të cilën diskutuam për projektet aktuale të cilat janë duke u zbatuar, me fokus të veçantë për projektet që ndihmojnë në edukimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimin parashkollor.

Gjithashtu, në këtë takim diskutuam edhe për mënyrën se si ti qasemi luftimit të dukurive negative në shkolla, si dhe për ngritjen e cilësisë në arsim.

Bashkë me znj. Richardson po ashtu theksuam rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të nxënësve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në sistemin tonë arsimor.

Të ngjashme