Ministri Bytyqi takon ambasadoren Kapitanovic

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanovic.

“Bisedova për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit, me theks të veçantë themelimin e katedrave të gjuhës kroate në Universitetin e Prishtinës dhe atë të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit,” ka bërë të ditur ministri Bytyqi.

Ai ka falënderuar ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës shteti kroat në fushën e arsimit dhe shpreha gatishmërinë të vazhdojmë me bashkëpunimin reciprok në të gjitha nivelet e arsimit.

“Po ashtu, u shpreha i gatshëm që të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi në nivel ministrash, që të mbështesim Universitetin e Prishtinës dhe atë të Zagrebit në iniciativën e tyre për themelimin e katedrave të gjuhëve tona në këto dy institucione.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme