Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi i ka uruar të gjithë mësimdhënësve 7Marsin – Ditën e Mësuesit t
“7 Marsi është një datë e rëndësishme e historisë sonë, sepse na e kujton një angazhim të vazhdueshëm të mësimdhënësve nëpër kohë që të rinjtë tanë të edukohen edhe në kohët më të vështira”.
“Kjo festë e rëndësishme, jo rastësisht qëlloi të jetë gjatë ditëve kur shënohet Epopeja e UÇK-së. Mësimdhënësit, siç ditën në çdo kohë të kontribuojnë për dije, ditën të kontribuojnë edhe për organizimin e luftën çlirimtare dhe për lirinë e vendit tonë. Andaj, ne duhet t’i kujtojmë gjithmonë këta mësimdhënës, këto data dhe këtë histori”.
“Ne duhet të vazhdojmë t’i çmojmë mësimdhënësit tanë, sepse po vazhdojnë që me angazhimin e tyre dhe me dëshirën e madhe për punë t’i edukojnë fëmijët dhe të rinjtë tanë, t’i përgatitin ata tashmë për një mision të ri, pra për zhvillimin e vendit”, thuhet në urimin e tij, transmeton Klan Kosova.