Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e Nehat Rudhanit.
Bytyqi tha se humbja e Rrudhanit është humbje për arsimin e lartë në Kosovë, në të cilin sipas tij ka dhënë kontribut të madh.
Më poshtë e gjeni të plotë postimin e ministrit Bytyqi:
E nderuara familje Rrudhani,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Nehat Rrudhani.
Humbja e profesor Rrudhanit, është humbje për Universitetin e Gjilanit, ku ai së fundmi ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues, por edhe për arsimin e lartë në përgjithësi, ku dha kontribut të madh me urtësinë, dijen dhe përkushtimin e tij.
Profesor Rrudhani do të mbetet në mendjen e miqve, kolegëve dhe gjeneratave të shumta të studentëve, pasi që ai një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të të rinjve në arsimin e lartë.
Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.