Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku thotë se Kisha Ortodokse Serbe performoi një liturgji politike të enjten në objektin që gjendet në kampusin e UP-së.
Çeku tha se liturgjia politike e Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit është presion direkt në gjyqësi dhe sulm në pavarësinë e drejtësisë gjithashtu shkelje e ligjit.
Çeku përmes një postimi në Facebook ka listuar disa fakte për restaurimin e kishave dhe manastireve ortodokse gjithashtu edhe të sigurisë që ofrohet nga policia e Kosovës për këto objekte fetare ndryshe nga çka propagandon shteti serb dhe Kisha Ortodokse Serbe.
“Duke organizuar liturgji politike, të bën Kishë politike. Kësisoj në vend se të sjellësh njerëzit sëbashku, ti shkakton konflikt. Zoti na urdhëron neve që të kërkojmë paqe. Ndjekja e instruksioneve të “zotërave politikë” është formulë për shkatërrim. Kisha Ortodokse Serbe do të duhej ta kishte mësuar këtë mësim nga vitet e 90-ta. Ekziston një çështje e mosmarrëveshjes pronësore për strukturën e papërfunduar të ndërtuar në Universitetin e kampusit të Prishtinës gjatë sundimit gjenocidal të Millosheviçit. Liturgjia politike e Kishës Ortodokse Serbe është një presion i drejtpërdrejtë në gjykatë, sulm ndaj pavarësisë gjyqësore dhe shkelje e ligjit”, ka shkruar Çeku./GazetaExpress