Ministri i FSK-së kërkon mbështetje nga Britania për formimin e ushtrisë

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 13:42 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, ka pritur në takim ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster.

Berisha tha se Britania e Madhe po vazhdon të përkrah ndërtimin e shtetit të Kosovës, madje ky shtet ka nënshkruar marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me FSK-në, raporton Ekonomia Online.

Por ministri ka kërkuar mbështjete edhe për transformimin e FSK-së në ushtri. Kjo sipas ministrit do të bëhet me ndryshime kushtetuese ngase rruga për integrim në NATO do të jetë më lehtë.

“Ne mendojmë se ke transformimin e FAK do të bëhet shteti ynë dhe kërkuam që kjo të bëhet me ndryshime kushtetuese, sepse di të jetë më lehtë sepse edhe rruga në integrimit në NATO do të jetë edhe më pak vështirësi”, ka thënë Berisha.

Ministri i Forcës nga Mbretëria e Bashkuar Mark Lancaster, ka ofruar mbështetje, duke shtuar se ai nga afër ka parë transformimin që kanë bërë FSK deri në këtë pikë.

“Është organizim i lartë i FSK-së. Në do të përkrahim këtë transformim për ardhjen në NATO, pasi ky është një hap shumë i rëndësishëm”, ka thënë ministri.

Lancaster paradite është takuar me presidentin Hashim Thaçi e kryeministrin Ramush Haradinaj, raporton EO.

Të ngjashme