Ministri Gashani pret kreun e FFK-së, diskutojnë për zhvillimin e avancimin e futbollit kosovar

Prishtinë | 12 Mar 2026 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, e ka pritur në takim kryetarin e Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zhvillimin dhe avancimin e futbollit në Kosovë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe Federatës së  Futbollit.

Palët e vlerësuan rëndësinë e mbështetjes institucionale për sportin, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë dhe sportistët.

Ministri Blerim Gashani theksoi se Ministria do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm në zhvillimin e sportit dhe në mbështetjen e federatave sportive, ndërsa kryetari Agim Ademi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe përkrahjen institucionale ndaj futbollit në Kosovë.

Në fund të takimit, të dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte dhe iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit dhe sportit në vend.

Të ngjashme