Ministri Gashi premton Kullën e Qëndresës për nder të luftës së hasjanëve

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 20:40 | Nga

Në ceremoninë përkujtimore të 19-vjetorit të masakrës së Lubizhdës së Hasit, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, premton ndërtimin e Kullës së Qëndresës si shenjë kujtese për sakrificën e hasjanëve për liri dhe pavarësi.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Në ceremoninë përkujtimore të 19 vjetorit të masakrës së Lubizhdës së Hasit.

Lubizhda e Hasit i dha katërmbëdhjetë Dëshmorë dhe dyzet Martirë gjatë luftës së fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para qindra qytetarëve pjesëmarrës në këtë ceremoni u zotova se Ministria e Kulturës, do të financojë ndërtimin e Kullës së Qëndresës si shenjë kujtese për sakrificën e hasjanëve për liri dhe pavarësi.

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

Image may contain: 3 people

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme