Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanovic.Me këtë rast, ambasadorja kroate i uroi ministrit Gashi pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme.
Gashi e njoftoi ambasadoren Kapetanovic për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë.
Gashi vuri në dukje se Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë përtej marrëdhënieve bilaterale që kanë në bashkëpunimin e shkëlqyer, mes dy shteteve ekzistojnë edhe raporte shumë të mira miqësore.
Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët e vendit dhe rajonit.
Ndërsa ambasadorja kroate theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme.