Ministri Gashi priti në takim nënkryetarin e Sindikatës së PK-së

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 11:47 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në këtë takim, ministri Gashi dhe z. Tasholli biseduan lidhur me kushtet e punës dhe mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u bisedua edhe për sigurimet shëndetësore dhe njohjen e përvojës së punës së policëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Ministri Gashi u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do tëjapëmbështetjen e saj nërealizimin e kërkesave të parashtruara nga Sindikata PK-së, gjë që do të ndihmonte avancimin e mëtejmë të Policisë së Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme