Gashi pranon se partia e shkarkoi nga posti i ministrit

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Bejtush Gashi përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se shkarkimi i tij nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme u bë me kërkesë të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit.

Në këtë postim ai ka shkruar se shkarkimi i tij nuk lidhet me performancën e tij si ministër i deritanishëm i MPB-së, por vjen si kërkesë e Pacollit për riformatizimi të qeverisë, pas thirrjeve të vazhdueshme të një deputeti të kësaj partie që Ferizaj të ketë një ministër në qeverinë e Haradinajt.

“Sado e habitshme që mund të duket po të mbajmë parasysh përvojën e vendeve demokratike të zhvilluar, arsyeja e zëvendësimin tim ka qenë një kërkesë e kryetarit të AKR-së për riformatizim të qeverisë dhe asnjë arsye tjetër që lidhet me performancën time gjatë ushtrimit të kësaj detyre”, ka shkruar Gashi në Facebook, duke falënderuar personat me të cilët ka punuar në ministri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme