Gashi për vizitën e Thaçit në veri: Jemi të obliguar t’i ofrojmë siguri

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 10:58 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur për vizitën e presidentit Hashim Thaçi në veri të vendit, gjegjësisht të liqeni i Ujmanit, raporton Ekonomia Online.

Ministri Gashi duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Xhelal Sveçla, tha se vizitat e presidentit janë pjesë e agjendës së tij dhe MPB-ja është e obliguar të përmbush kërkesat për vizitat e tij.

“Sa i përket vizitës, vizitat brenda Kosovës dhe për to janë agjendë e presidentit dhe është nën-autoritetin e tij dhe në të njëjtën kohë jemi të obliguar të përmbushur kërkesat për vizitat e tij. Vizita është përmbyllur pa tensione, tensioni vije nga raportet”.

“Në rastin konkret s’ka qenë shqetësuese për faktin se është realizuar brenda territorit të Kosovës. Ne duhet te krijojmë parakushte dhe vizitat e tilla me gjithë presionet duhet të realizohen, kemi përgjegjësi të sigurojmë vizita të tilla”.

Deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla, e ka pyetur ministrin se a ka qenë i njoftuar për vizitën e presidentit Thaci në veri të Kosovës dhe me planin operacional për të siguruar këtë vizitë.

“A keni qenë i ftuar të shkoni me të, sepse kemi parë dy ministra dhe vartësin tuaj. A mendoni që siguria është stabile kur Serbia ka ngritur nivelin e sigurisë në raport me këtë vizitë. A mendoni se është minim i pozitës tuaj nëse merret vartësi juaj e jo ju”.

Sveçla disa herë tentoi të marrë përgjigje se a ka qenë i njoftuar për vizitë, por ministrit i është shmangur kësaj përgjigjeje.

Deputeti i Listës Serbe, Zoran Mojsiloviq, ka thënë se vizita e Thaçit ka kaluar pa incidente, por i ka shqetësuar banorët serbë të veriut.

Ai është ankuar se një policit serb gjatë kontrollit së sigurisë në objektin e Qeverisë gjatë korrikut, një policit serb i është ndërruar vendi i punës pa iu nënshtruar kontrollit.

“Gjatë korrikut ka qenë një kontroll i forcave policore ne objektin e qeverisë, shoh se sigurimi, janë ndryshuar njerëzit. Kemi informata se një polici i është. ndërruar vendi i punës. Ka qenë në pushim vjetor dhe nuk ka qenë ne pushim vjetor dhe nuk është nënshtruar kontrollit. Konkretisht ai është Zharko Ivanoviq. Si mund të sanksionohet një person kur nuk i është nënshtruar kontrollit”.

Ministri Gashi ka thënë se nuk mund ta komentojë këtë rast, raporton EO.

“Ju informoj se objektet e rëndësisë së veçantë qe janë përgjuesi e policisë kohe pas kohe kontrollohen. Nëse ka rënë niveli për sigurinë merren masa. Rasti konkret, jo vetëm ne objektin e qeverisë por këto kontrolle mbahen edhe në objekte tjera për te testuar përgjegjësinë e personelit. Rastin konkret s’mund ta komentoj por është autoritet i policisë të bëjë lëvizje”.

Ministri Gashi, me vete kishte marrë edhe Kryeshefin e Inspektoratit Policor, ka treguar para deputetëve punën që ka bërë ministria këtë vit me projektligje dhe aspekte tjera.

Ai ka deklaruar se kanë zhvilluar aktivitete të rëndësishme sa i përket liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në Interpol. Gashi ka thënë që shpresojnë deri në fund të vitit Kosova të anëtarësohet në Europol.

“Aktualisht jemi në proces të rëndësishëm të disa plotësimeve. Ne kemi pas aktivitete shumë të rëndësishme të cilat lidhen me liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Interpol. Kemi zhvillu aktivitete përmes lobimit. Shpresoj që në fund te këtij viti Kosova të jetë anëtare edhe e Europolit”.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar të dijë nga ministri se a është siguruar buxhetin për rritjen e pagave të policëve dhe zjarrfikësve.

“A e keni siguri buxhetin për rritjen e pagave, a e keni rrit koeficientin për zjarrfikësit, a janë paraparë zjarrfikësit”.

Gashi ka deklaruar se janë në proces të kërkimeve për të siguruar buxhet për rritjen e pagave.

“Ligji për pensionimin e parakohshëm ka kosto, jemi në diskutime me FMN-në. Shpresoj që të gjendet një mundësi që të krijohen parashihet që te zbatohet ky ligj, sepse nëse kalon krijoj mundësi që mosha e policisë të standardizohet”.

Gashi ka shtuar se janë duke diskutuar edhe për sigurimin e buxhetit për zjarrfikësit, të cilët i garantoi se do tu rriten pagat.

“Për zjarrfikësit për çështjen e buxhetit jemi në diskutime. Është një disponim i mire që edhe kërkesës legjitime të zjarrfikësve tu epet një zgjidhje. Jemi në kërkim qe te gjejmë një zgjidhje për kërkesat financiare të tyre”.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri, ka vlerësuar që çështja e zjarrfikësve është dashur tu lihet komunave e jo ministrisë. Beqiri ka shtuar se ndaj zjarrfikësve duhet të trajtohen me kujdes dhe te sqarohet statusi i tyre.

“Zjarrfikësit kanë punë me rrezikshmëri të lartë. Mendoj që nuk është dashur të shkojë në Qeveri, është dashur t’i lihen komunave. Qe një kohe të gjatë luhet me ta. Ka me pas nevoje me rishikua edhe statusin juridik të tyre. Kur po ju japim para edhe atyre që po rrejnë e mashtrojnë, e të mos u japim atyre që e meritojnë”.

Të ngjashme