Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gjyqtarit të parë kosovar, Shinasi Berisha.
Në telegramin e ngushëllimit Gashi tha se Kosova ka humbur një njeri i cili ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në fushën e ndarjes së drejtësisë në sport, një ekspert e gjithsesi një njeri e familjar shumë të mirë.
“Ai ka dhënë kontribut të çmuar për sportin dhe në promovimin e vendit, si gjyqtari i parë sportiv në FIFA. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe mungesa e tij do të vërehet në mesin tonë. Shinasiu gjithmonë do të kujtohet me pietet si një luftëtar i paepur, ashtu siç luftoi edhe me Parkinsonin për vite të tëra”.
Gashi u ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Shinasi Berishës, si dhe të gjithë sportdashësve.