Federata e Boksit e Kosovës (FBOX) ka marrë vetëm këstin e tremujorit të parë nga Memorandumi i nënshkruar me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vitin 2017.
Tash është dashur ta kishte edhe këstin e tretë në xhirollogarinë e saj. FBOXK-ja nuk është e vetmja që nuk i janë paguar këstet e tjera, e që në bazë të Memorandumit janë katër – çdo tre muaj.
Janë pak federata sportive që kanë marrë këstin e tremujorit të dytë, ndonëse kanë mbetur edhe dy muaj deri në përfundim të këtij viti, kur duhet të paguhet edhe kësti i katërt.
Obligimet financiare të MKRS-së që lindin nga Memorandumet e firmosura në fillim të këtij viti me federatat dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, shkojnë mbi 1.3 milionë euro, e që këto mjete nuk i ka.