Ministri grek i Mbrojtjes dhe aleati kryesor në Qeveri i Kryeministrit Tsipras, Panos Kamenos kërcënon me zgjedhje të parakohshme në lidhje me marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nga zyrat e partisë së tij, Kamenos u shpreh se nuk duhet të përjashtohet populli grek nga kjo vendimmarrje.
Dhe për këtë ka dy mënyra, shtoi Kamenos. Ato janë me zgjedhje ose me referendum. Kamenos thotë se marrëveshja me Maqedoninë për emrin nuk ka asnjë vlerë nëse nuk ratifikohet nga Parlamenti grek.
Në këtë pikë, ministri grek i Mbrojtjes theksoi se kjo marrëveshje duhet votuar nga të gjithë 140 deputetët. Në të kundërt, do të duhet të pyetet populli, duke shkuar në zgjedhje të parakohshme ose nëpërmjet referendumit.
Panos Kamenos sjell në vëmendje edhe mosdekretimin e marrëveshjes nga Presidenti i Maqedonisë, i cili refuzoi ta qrmoste. Ministri Kamenos foli edhe për marrëveshjen që pritet të arrihet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Shqipëria po qallon të kuptojë se është në të mirë të saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Epiri i Veriut është rajoni ku grekët kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk është e lidhur me çamët. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe me kriminelët e luftës ne nuk negociojmë“, u shpreh Panos Kamenos.