Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka premtuar rritje pagash në sektorin publik nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në bazë të rritjes ekonomike.
“Tash është rritur baza e pagave dhe rritja duhet të jetë në përputhje me rritjen ekonomike dhe mundësitë buxhetore”, tha Hamza.
Ministri Hamza, gjithashtu, ka premtuar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë mbi 2 miliardë.
“Do të jetë buxhet i qëndrueshëm, i bazuar në rritje ekonomike”, tha ai.
Ndryshe, Hamza u emërua ministër në kabinetin e Haradinajt, duke lënë postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, për të sjellur premtime për rritje rrogash.